KLUBI TAEKWONDO BESA FITON 17 MEDALJE NË TURNEUN TRADICIONAL NDËRKOMBËTAR NË KARLLOVAC

Garuesit e Klubit Taekwondo Besa me 17 medalje përfunduan paraqitjen e tyre në turneun tradicional ndërkombëtar në Karllovac. Në luftime fituan pesë medalje ari, katër argjendi dhe dy bronzi. Në forma, garuesit nga Tuzi fituan katër medalje të arta dhe një të argjend. “Në renditjen e përgjithshme në luftime kemi fituar vendin e tretë, që është një rezultat i vlefshëm duke pasur parasysh konkurrencën”, tha trajneri i Besës, Nikolla Gegaj. Turneu mblodhi më shumë se 500 garues nga 41 klube dhe 11 vende nga Evropa. „Klubi i Taekwondo-së Karllovac ka 55 vite që qëndron në këmbë dhe është një nga klubet më të vjetra në Evropë”, tha Gegaj.

SHARE