MUGOSHA: FUNDI I EPIDEMISË I MUNDSHËM ME 2 QERSHOR

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, tha se fundi i epidemisë së koronavirusit në Mal të Zi, nëse nuk ka raste të reja, mund të shpallet në fillim të qershorit.

“Nëse deri më 2 qershor nuk ka asnjë rast të koronavirusit, atëherë mund të themi se kemi përfunduar me këtë epidemi”, tha Mugosha.

 
Drejtori i ISHP paralajmëron se, ne ende fituam vetëm gjysmën e parë dhe se qytetarët duhet të pranojnë që jo gjithçka ka kaluar dhe se ata duhet t’i përmbahen të gjitha masave që janë ende në fuqi.  Ata që do të vijnë në Mal të Zi do të duhet t’i respektojnë ato masa.


“Ky virus nuk do të zhduket aq lehtë dhe ekziston mundësia që ai të jetë akoma prezent. Ne po testojmë dhe kërkojmë, dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë jo prezent,” tha Mugosha. 

Duke komentuar rastin e fundit të një infeksioni me koronavirus, ai tha se nuk ishte një transmetim lokal, por një shtetas serb që qëndroi në Mal të Zi për një kohë të shkurtër, pati një aksident me makinë dhe u transferua në vendin e tij pas shtrimit në spital.

Siç është paralajmëruar, Kryeministri Dushko Markoviq, do t’i drejtohet opinionit nesër në lidhje me situatën aktuale në lidhje me koronavirusin.

SHARE