Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij personal, uroi reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, dhe të gjithë besimtarët e besimit islam, Fitër Bajramin.
“Solidariteti, besimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë kanë qenë pasuria jonë më e fortë gjatë muajve të fundit në luftën kundër pandemisë që ka goditur të gjithë botën. Dhe ne kemi pasur mundësinë të testojmë forcën e këtyre vlerave gjatë luftës sonë për një Mal të Zi të pavarur, demokratik dhe të prosperuar “, tha Markoviq.
Duke ruajtur multikonfesionalizmin si vlerën tonë themelore, ne e kuptuam, siç thotë Kryeministri, se dallimet tona janë avantazhi ynë, dhe se ato janë aksioni ynë i përbashkët për Malin e Zi.
“Me këtë rast, me dëshirën më të mirë për të kaluar festën në shëndet të mirë – me familjen, miqtë dhe fqinjët, edhe një herë ju uroj këtë festë të madhe”, thuhet në urimin e Kryeministrit me rastin e festës së Fitër Bajramit.