Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, uron të gjithë besimtarët myslimanë të Komunës së Tuzit që këto ditë feste t’i kalojnë me gëzim dhe hare në harmoni familjare dhe pranë të dashurve të tyre.
“Të nderuar qytetarë të besimit Islam, së pari uroj që agjëruesve tu pranohet sakrifica që bënë për këto ditë dhe në zemrat tuaja të mbizotërojë paqja, harmonia dhe toleranca.
Sot Myslimanët anembanë botës festojnë Bajramin, festën bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore. Feste e cila mban në vete mesazhin e paqes dhe dashurisë.
Le të reflektojë ky Bajram në mirëkuptimin, respektin e ndërsjellët dhe harmoninë e shoqërisë tonë pa dallim feje a kombi. Uroj që sfidën me pandemi ta fitojmë dhe festat tjera ti festojmë prapë së bashku si më parë në qetësi me miq e dashamirë.
Prandaj edhe unë shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë besimtarëve myslimanë të komunës së Tuzit që këto ditë feste t’i kaloni me gëzim dhe hare në harmoni familjare dhe pranë të dashurve tuaj.
Urime Bajramin e Ramazanit!” , thuhet në urimin e Gjeloshaj.