PËR TË ZGJIDHUR PROBLEMET NEVOJITET BASHKËPUNIM

Heqja e pengesave dhe zgjidhja e problemeve në trafikun rrugor është e mundur vetëm me përpjekjet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, tha ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të MZ, Osman Nurkoviq, në samitin vjetor të Forumit Ndërkombëtar të Transportit në Lajpcig.

Siç kumtohet nga Ministria e Transportit të MZ, Nurkoviq, gjatë tryezës së rrumbullakët ministrore që kishte të bënte me heqjen e pengesave për një transport rrugor ndërkombëtar të drejtë, të sigurt dhe efikas, tha se Mali i Zi, lidhur me këtë në këtë fushë ka harmonizuar plotësisht legjislacionin e vet, ashtu siç është edhe legjislacioni evropian. Në këtë takim, ai gjithashtu foli  edhe për Qendrën e Edukimit në trafikun rrugur, i cili është i  dedikuar për shoferët dhe menaxherët,i cili është i hapur brenda Dhomës së Tregtisë së MZ dhe të akredituar nga Akademia IRU.

“Ministrat e mbledhur dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare diskutuan në veçanti lidhur me pengesat në transportin rrugor, duke u përqendruar në tema të përbashkëta dhe masa që mund të zbatohen për të zgjidhur çështjet e hapura në ato zona në periudhën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në kumtesë nga kjo Ministri.

SHARE