Gjatë gjithë vitit, përmes akiviteteve të ndryshme, qytetarët e komunës së Tuzit kanë mundësi që të marrin pjesë dhe të shijojnë evenimente të ndryshme, e posaçërisht gjatë muajve të verës. Risi e këtij viti ishte festivali i filmit kosovar.
Festivali i filmit kosovar u mbajt në periudhën 19 – 23.09.2023.
Publiku të cilët ishin në një numër të madh, u dha këtyre mbrëmjeje emocione të forta, në radhë të parë për tematikën e filmave që po shfaqeshin për disa netë, të cilën të gjithë e kishin të njohur dhe të afërt.
Hapja e javës së filmit kosovar u bë më 19.09.2023, në Kullën e Vuksan Lekës. Në natën e parë u bë shfaqja e filmit “Zgjoi” e regjisores dhe skenaristes kosovare, Blerta Basholli.
Netëve të tjera, në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, u shfaqën këta filma: “Vera ëndërron detin” – Kaltrina Krasniqi, “Zana” – Antoneta Kastrati, “Në kërkim të Venerës” – Norika Sefa.
Festivali kontribuon shumë në zhvillimin e kinemasë, duke njohur dhe nderuar meritat e filmave në rritje me shfaqje të paraqitura dhe duke festuar bukurinë dhe artin e kinemasë në shkallë ndërkombëtare.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /