GALLIQ: REGJISTROHET TRENDI I RRITJES NË IMUNIZIMIN E FËMIJËVE

Pas një rënie prej dekadash, më në fund është shënuar trendi i rritjes së imunizimit, tha në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi”, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq.

Ai theksoi se mbulimi më i ulët është për fëmijët deri në moshën tre vjeçare, ndërsa kemi 91 për qind të fëmijëve që me përfundimin e shkollës fillore do të jenë të vaksinuar me MMR.

“Pas një rënie prej dekadash të trendit të vaksinimit, më në fund kemi një trend të rritjes së mbulimit të imunizimit, që është rezultat i punës së gjithë sistemit shëndetësor”, tha Galliq.

Një problem i veçantë është afati i imunizimit. Ai thekson se vaksinat nuk varen nga fakti nëse fëmija ka filluar të flasë apo të ecë dhe se më e rëndësishmja është që të imunizohen fëmijët deri në moshën tre vjeçare, sepse ata janë më të prirur ndaj sëmundjeve infektive.

Ai inkurajoi prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe kështu t’u sigurojnë atyre një të ardhme më të shëndetshme.

Ai theksoi se prindërit nuk duhet bindur, por duhet t’u sqarohet rëndësia e vaksinimit.

“Prindërit janë të vetëdijshëm se nuk është më vetëm mirëkuptimi i tyre, por një çështje e kulturës shëndetësore”, tha ai.

SHARE