Foto: Aeroporti i Podgoricës / Aerodrum Podgorica
Ministria e Transportit ka lëshuar një deklaratë lidhur me informimin publik për organizimin e transportit taksi nga Aeroporti i Podgoricës, duke theksuar se organizimi i këtij lloj transporti është tërësisht në juridiksionin e Aeroportit të Malit të Zi.
“Në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Biznesore, Aeroportet e Malit të Zi, përmes organeve kompetente dhe procedurave të brendshme, në përputhje me politikën afariste të kompanisë, në mënyrë të pavarur vendos për zgjedhjen e modeleve të bashkëpunimit, si me kompanitë taksi, ashtu edhe me ofruesit e shërbimeve tjera në çdo segment afarist”, thuhet në komunikatë.
Ata rikujtojnë se që nga dhjetori i vitit të kaluar, Ministria e Transportit ka vendosur transportin e rregullt me autobus nga aeroporti i Podgoricës dhe kthimin.
“Me qëllim të përmirësimit të aksesueshmërisë së aeroportit për të gjithë qytetarët dhe turistët, Ministria ka nisur dhe ka kryer të gjitha procedurat dhe detyrat e nevojshme për vendosjen e transportit orar në linjën Podgoricë – Aeroport Podgoricë, si një mënyrë shtesë transporti që paraqet një alternativë cilësore dhe të përballueshme. Në këtë mënyrë, përveç shërbimeve ekzistuese të taksive, përdoruesve të aeroportit u ofrohet një tjetër mundësi transporti publik, duke kontribuar në lidhje më të mirë dhe lëvizshmëri të përgjithshme”, thuhet në deklaratë.