Foto: Shutterstock
Drejtoria e Policisë ka njoftuar sot se po apelon nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm sepse kushtet aktuale atmosferike paraqesin rrezik të shtuar në komunikacion.
“Duke marrë parasysh kushtet e pafavorshme të motit dhe meteorologjike, reshjet e shiut dhe mjegullës në pjesë të caktuara të rrugës në Mal të Zi, Drejtoria e Policisë tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve se gjendja aktuale meteorologjike dhe kushtet e vozitjes mund të sjellin vështirësi në qarkullim të komunikacionit, ulje të dukshmërisë, por edhe bllokime të trafikut, rrëshqitje të dheut dhe ndërprerje të jashtëzakonshme të komunikacionit, madje edhe rritje të numrit të aksidenteve në komunikacion”, thuhet në komunikatën e tyre.
Nga drejtoria shtuan se u kujtojnë drejtuesve të mjeteve edhe përdorimin e detyrueshëm të gomave të dimrit në mjetet që marrin pjesë në trafik në rrugët me borë, akull, i cili është i mbuluar me Urdhër, aplikimi i të cilave ka filluar më 15 nëntor 2024.
„U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës duke vozitur me durim, të përshtatur me kushtet atmosferike dhe kushtet e rrugës”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Policisë.