NGA MESNATA TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË TË LIRA

Foto: Ilustrim

Nga nesër të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira në Mal të Zi, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.

Një litër nga të dyja llojet e benzinës do të jetë dy cent më lirë, ku BMB 98 do të kushtoj 1,48 euro dhe BMB 95 1,44 euro.

Një litër Eurodizel do të lirohet me katër cent dhe do të kushtojë 1.35 euro, si dhe një litër naftë për ngrohje, që do të kushtojë 1.29 euro.

“Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 7 prill dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 8 prill”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Minierave, Naftës dhe Gazit.

SHARE