Foto: predsjednik.me
Jetët e humbura dhe shkatërrimet e luftës na kujtojnë se politika e paqes, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit nuk ka alternativë dhe se një politikë e tillë është garancia e vetme e stabilitetit dhe prosperitetit për vendin tonë dhe rajonin, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Milatoviq kujtoi se në këtë ditë, 26 vjet më parë, NATO filloi bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë, pjesë e së cilës në atë kohë ishte edhe Mali i Zi.
„Jetët e humbura dhe shkatërrimet e luftës na kujtojnë se politika e paqes, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit nuk ka alternativë dhe se një politikë e tillë është garancia e vetme e stabilitetit dhe prosperitetit për vendin tonë dhe rajonin. Është obligim i yni që ta ruajmë kujtimin e të gjitha viktimave të pafajshme të bombardimeve, siç janë ato në Murinë, por edhe të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët tanë, në mënyrë që përvojat tragjike të së kaluarës të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Millatoviq në rrjetin X.