MALI I ZI DO TË VAZHDOJË TË INVESTOJË NË SISTEMIN E MBROJTJES CIVILE

Mali i Zi do të vazhdojë të investojë në sistemin e mbrojtjes civile, tha ministri i Brendshëm, Filip Axhiq.

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Axhiq është takuar me Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiq, me të cilin, siç thuhet në njoftimin e MPB-së, ka biseduar për çështje aktuale lidhur me mbrojtjen civile.

Axhiq, siç shtohet, shprehu mirënjohjen e tij për Komisionin Evropian për ndihmën që i jep Malit të Zi në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera përmes zbatimit të projekteve të ndryshme, dhe ai theksoi veçanërisht rëndësinë e vlerësimit të finalizuar të rrezikut të fatkeqësive të Malit të Zi, si dhe vlerësimit të aftësisë së Malit të Zi për menaxhimin e rrezikut të fatkeqësive, i cili është në fazën e tij përfundimtare.

Lenarçiq shprehu mbështetjen e tij për Malin e Zi në drejtim të pjesëmarrjes edhe më aktive në programet rajonale të mbrojtjes civile.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën për investime më intensive në mekanizmat për forcimin e qëndrueshmërisë në këtë fushë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

SHARE