KUFIZIM TË BLERJES VETËM NËSE KA KEQPËRDORIM TË DUKSHËM

Disa zinxhirë të shitjeve me pakicë do të kufizojnë blerjen e produkteve me çmime minimale si pjesë e aksionit “Stop inflacionit” vetëm nëse ka keqpëdorim të dukshëm.

Kompania “Voli” thekson se kufizimi mund të ndodhë nëse blihen sasi enorme të produkteve, ndërsa nga ana tjetër zinxhirët “Idea” aktualisht nuk përmendin kufizime.

Nga e marta qytetarët e Malit të Zi kanë mundësinë të blejnë 25 produkte me çmime minimale në pesë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë.

Kjo është marrëveshja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me rrjetet tregtare “Voli”, “Merkator”, “Lakoviq”, “Aroma” dhe “Franca”, në kuadër të aksionit të quajtur “Stop Inflacionit”, i cili do të zgjasë deri në fundi i prillit me mundesi zgjatjeje.

Aksioni “Stop inflacionit” ka partner të ri – kompania Monte Mitros është me ne, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq.

“Faleminderit në emër të Qeverisë së Malit të Zi”, ka shkruar Gjuroviq në Twitter.

Të gjithë tregtarët kanë mundësinë të zgjerojnë listën e produkteve të përfshira në shportën e anti-inflacionit, të formojnë çmime sipas marrëveshjes së arritur dhe të mbajnë shënime adekuate, por tregtari nuk mund ta shkurtojë listën e produkteve.

Tregtari mund të ndryshojë artikuj brenda të njëjtit lloj produkti në varësi të disponueshmërisë dhe produkteve, në baza mujore.

“Tregtarët do t’i shënojnë artikujt në mënyrë të veçantë dhe Ministria do të sigurojë një fushatë të përshtatshme promovuese për tregtarët që aksesojnë këtë sistem të uljes së çmimeve”, njoftoi Ministria.

Kushtet e përgjithshme për zgjedhjen e produktit:
Artikulli nuk duhet të ketë skaduar.
Artikulli nuk duhet të ketë defekte apo dëmtime.
Artikulli nuk duhet të jetë me cilësi më të keqe se cilësia mesatare e një produkti të një lloji të caktuar.

SHARE