Sipas burimeve të sigurta të faqës Albania Team në Facebook, po përgatitet një ftesë për miqësoret e qershorit për futbollistin nga Malësia, Driton Camaj, 24 vjecar i cili aktualisht është aktiv në ekipin e Kishvardës në Hungari. Ata theksojnë se Klubi Kishvarda po shpenzon shifra të mëdha që të arrijë nivelin e Ferencvarosit dhe Driton Camaj shihet si një nga futbollistet e përspektives. Mësohet se Edy Reja është interesuar për futbollist që aktivizohen në krah të sulmit, edhe në listen që i është sugjeruar, në emrat e parë është Driton Camaj.