BOROVINIQ-BOJOVIQ: PRIORITET SHËNDETI DHE HAPJA E MALIT TË ZI DREJT RAJONIT

Prioriteti i Malit të Zi është shëndeti i qytetarëve dhe hapja kryesisht drejt fqinjëve të parë, tha Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq, gjatë takimit me kolegun serb Zllatibor Lonçar në Beograd. Sipas Qeverisë, Boroviniq-Bojoviq dhe Lonçar shkëmbyen informacione mbi situatën aktuale me koronavirusin në të dy vendet, masat aktuale epidemiologjike dhe perspektivat e tyre përpara sezonit të ardhshëm të verës. “Ministrja Boroviniq Bojoviq konfirmoi se shëndeti i qytetarëve është një përparësi e Qeverisë, por pranë saj është stabiliteti ekonomik i vendit, si dhe hapja drejt rajonit, dhe veçanërisht ndaj Serbisë, si fqinji më i afërt dhe shteti vëllazëror. Mali i Zi po punon shumë për të përgatitur vendin si një destinacion i sigurt për shëndetin për sezonin e verës dhe një vend i hapur për turistët,” tha ajo. Kushtet për të hyrë në Malin e Zi, siç tha ajo, do të varen nga situata lokale epidemiologjike, si dhe nga situata epidemiologjike në vendin nga vijnë, dhe ajo përsëriti se përparësia e Malit të Zi do të jetë tendenca e hapjes kryesisht drejt fqinjëve të parë.

SHARE