GJOKAJ EMËROHET ZV/DREJTOR NË DREJTORINË E INVESTIMEVE KAPITALE

Qeveria e Malit të Zi, në seancën e 42-të të mbajtur sot, të kryesuar nga kryeministri, Dritan Abazoviq, ka shqyrtuar një sërë çështjesh kadrore, në të cilën emëroi Naim Gjokaj në pozitën e zv/drejtorit në Drejtorinë e Investimeve Kapitale.

Gjokaj është i diplomuar në Stamboll – Shkencat Financiare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet master në Podgoricë.

Deri tani ka qenë udhëheqës i tregjeve dhe objekteve sportive në komunën e Tuzit.

SHARE