SË SHPEJTI INVESTIM PREJ AFRO 1 MILION EUR NË KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” njoftoi që Komuna e Tuzit ka shpallur edhe një prokurim publik tjetër për të përzgjedhur kompaninë e cila do ti kryej punimet në Rikonstruksionin e rrugës nga Shtëpia e shëndetit në Tuz deri te fillimi i plantacioneve. (Sipas Projektit kryesor). Siç thekson Gjeloshaj, për këto punime, komuna e Tuzit ka ndarë mjete në vlerë prej 968.500,00 EUR dhe procedura e prokurimit do të zgjasë prej dtës 23 shkurt deri me datën 28 mars të vitit 2022.

SHARE