QEVERIA NDAN NGA 50 EURO PËR PENSIONISTËT ME PENSIONET NËN MESATARE

Qeveria në seancën e sotme ka dhënë ndihmë të njëhershme prej 50 euro për 77,75 mijë pensionistë të cilëve pensioni është nën mesataren, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai shkroi në Twitter se përbën 63.03 për qind të numrit të përgjithshëm të pensionistëve. “Shuma totale e mjeteve të ndara për këtë qëllim është 3.89 milionë euro”, tha Krivokapiq. Sipas tij, në këtë mënyrë Qeveria dëshiron të tregojë kujdes për qytetarët më të vjetër, të cilët vitet më të mira të jetës së tyre ia kanë kushtuar ndërtimit të një Mali të Zi më të mirë dhe më të avancuar.

SHARE