LQ URA DHE OPOZITA KËRKOJNË SEANCË MË 3 MARS

Deputetët e PDS-së, SDP-së dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za”, Partia Boshnjake, SD dhe LQ URA, 43 prej tyre, i kanë dorëzuar nënkryetarit të Kuvendit Strahinja Bullajiq propozimin për mbajtjen e seancës parlamentare më 3 mars. Ata sugjerojnë që seanca të fillojë në orën 11:00. Vendimi për Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit janë në rend dite. Dokumenti është publikuar në Twitter nga deputeti demokrat Vlladimir Martinoviq. “Koalicioni zyrtar PDS-URA është një akt pa vlerë formale, ju mund të propozoni sa të doni, por varet vetëm nga vullneti i kryetarit se kur do të zhvillohet seanca dhe me çfarë rend dite. Ky akt është më shumë një marrëveshje koalicioni sesa një kërkesë për të thirrur një seancë,” shkroi Martinoviq në Twitter.

SHARE