ITALIA HEQ MASAT E PANDEMISË, NË 31 MARS VENDI DO TË HAPET

Situata e pandemisë është në përmirësim të dukshëm. Kjo falë fushatës të suksesshme të vaksinimit që do ta lejojë vendin të hapet plotësisht, dhe do të ndihmojë sipërmarrjet dhe ekonominë në tërësi. Kryeministri i italisë Mario Draghi tha se qeveria ka vendosur që pas dy vjetësh të heqë gjendjen e emergjencës në datën 31 mars. Nga ajo datë nuk do tetë më zona me ngjyra që vendoseshin sipas gjendjes epidemiologjike. Shkollat do të qëndrojnë të gjitha hapur dhe do të hiqet karantina, do të hiqet dhe detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të hapura dhe në shkolla. Do të hiqet ngadalë edhe detyrimi për të paraqitur certifikatën e vaksinimit në aktivitetet që zhvillohen në ambiente të hapura, si panairë, në sporte të ndryshme, në festa dhe në spektakle. Kryeministri i italisë Mario Draghi tha se do të monitorojmë në mënyrë të vazhdueshme situatën, por qëllimi ynë primar është që të heqim të gjitha masat e pandemisë sa më shpejt.

SHARE