Foto: Noa.al
Fluturimet janë vonuar, rrugët janë mbyllur dhe shërbimet e trageteve janë anuluar pasi erërat me shpejtësi 160 km/h paraqesin rrezik për jetën në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar të premten në mëngjes.
Shërbimet hekurudhore u pezulluan, me paralajmërime të kuqe të motit të lëshuara për Skocinë dhe Irlandën Veriore, pasi Zyra Meteorologjike tha se stuhia Éoëyn ka të ngjarë të dëmtojë ndërtesat, të shkulë pemët dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike.
Operatori i trenave ScotRail pezulloi të gjitha shërbimet në të gjithë Skocinë të Premten dhe tha se nuk do të ishte e sigurt për të operuar shërbimet e pasagjerëve.
Një shpejtësi ere prej 180 km në orë është regjistruar në Irlandë, shpejtësia më e madhe kjo që nga fillimi i regjistrimeve, thanë parashikuesit e motit.
Dhjetra fluturime nga aeroportet Glasgoë dhe Edinburgh u anuluan, ndërsa Belfast International paralajmëroi për ndërprerje të konsiderueshme të fluturimeve.
Aeroporti i Dublinit njoftoi më shumë se 110 fluturime të planifikuara dhe 110 mbërritje ishin anuluar të premten.
Shumë kompani hekurudhore kanë ndërprerë shërbimet, pasagjerë dhe shoferë në zonat ku janë lëshuar paralajmërime moti janë këshilluar të shmangin udhëtimin përvec rasteve të domosdoshme.
Shumë autostrada u mbyllen gjatë natës për shkak të erës së fortë.
Autoritetet e kanë cilësuar stuhinë si një ngjarje të jashtëzakonshme të motit.
Rreth 4.5 milionë njerëz morën alarme urgjence në telefonat e tyre ku paralajmëroheshin për stuhinë.
Ndërkohë që pritet që moti i keq të vazhdojë edhe gjatë të shtunës dhe të dielës.