Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministria e Administratës Publike (MAP) ka formuar Ekipin Punues i cili do të përgatisë tekstin e Projektligjit për Institucionet Publike, bazuar në Analizën e sfidave të identifikuara dhe rekomandimet për nevojën e krijimit të një kuadri normativ për institucionet publike, të cilin Qeveria e Malit të Zi e miratoi në dhjetor të vitit të kaluar, njoftoi Ministria.
Ata bëjnë të ditur se Mali i Zi për herë të parë do të rregullojë me ligj themelimin e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal, organet drejtuese, kontrollin e punës së këtyre institucioneve, statusin e punonjësve, si dhe çështje të tjera të rëndësishme.
“Në këtë mënyrë ne duam të vendosim një qasje uniforme për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve publike dhe të tejkalojmë situatën aktuale, ku ligjet e veçanta në një fushë të caktuar parashikojnë në mënyra të ndryshme se si krijohen, organizohen dhe funksionojnë institucionet publike sipas standardeve të BE-së,” njofton Ministria e Administratës Publike.