Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Mali i Zi është një shembull se si instrumente të caktuara të Bankës Botërore janë projekte të suksesshme, tha drejtoresha e operacioneve të Bankës Botërore, Ana Bjerde në një takim me kryeministrin Millojko Spajiq.
Gjatë bisedës u vlerësua se Mali i Zi ka kryer reforma të shumta ekonomike, të cilat po rikthejnë besimin e institucioneve financiare, por edhe po ndikojnë në rritjen e standardeve të qytetarëve.
Rritja e pagës minimale dhe mesatare u arrit nëpërmjet reformave tatimore.
“Një nga rekomandimet e Bankës Botërore nga viti 2019 ishte ulja e taksave mbi punën, të cilën ne e zhvilluam dhe e zbatuam. Ne arritëm një zgjidhje përmes dialogut social intensiv, i cili përfshinte të gjitha palët e interesuara, i cili mundësoi që programet Evropa Tani të zbatohen në mënyrën e duhur”, tha kryeministri Spajiq.
Ai e falënderoi drejtoreshen Bjerde për mbështetjen eksperte dhe financiare të Bankës Botërore për projektet dhe pritet punë e përkushtuar edhe në zbatimin e Kornizës së miratuar të Partneritetit, e cila është në përputhje me përpjekjet e Malit të Zi për rritje gjithëpërfshirëse, ekonomi të gjelbër, qeverisje të fortë dhe progresin drejt integrimit në BE.