Në shkurt, Mali i Zi do të aplikojë për tre projekte për “Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, për të cilin pritet mbështetja e Komisionit Evropian (KE), njoftoi gjatë një takimi ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare, Fillip Radulloviq me Komisionarin për Zgjerimin, Oliver Varheli.
Radulloviq njoftoi se departamenti që ai drejton mbetet i përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrimet në kapitujt 14 dhe 21 të negociatave, të cilat kanë të bëjnë me politikën e trafikut dhe rrjetet trans-evropiane.
“Jam i bindur se do t’i mbyllim ata dy kapituj deri në fund të vitit të ardhshëm. Presim që BE-ja të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi, qoftë duke mbështetur reformat strukturore ose duke financuar projekte të mëdha”, tha Radulloviq gjatë takimit në Bruksel.
Radulloviq dhe Varheli, siç njofton Ministria, theksuan rëndësinë e lidhjes infrastrukturore të vendeve të rajonit.
Radulloviq dhe Varheli theksuan rëndësinë e valorizimit të Portit të Tivarit, i cili mund të arrihet vetëm përmes investimeve të mëtejshme në transportin rrugor dhe hekurudhor.