Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka vizituar shkollën fillore “Bllazho Mrakoviq”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit më 24 janar.
Me atë rast ai tha se arsimi cilësor është themeli për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të begatë.
“Çdo fëmijë është po aq i rëndësishëm, pavarësisht nga madhësia e shkollës dhe sa nxënës ka. Është e nevojshme që të gjithëve t’u sigurohet akses në arsim për të krijuar një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë”, tha presidenti i vendit.
Gjatë një takimi të përzemërt me nxënësit, nga të cilët kjo shkollë ka vetëm nëntë, ai vlerësoi se shpirti i tyre gazmor dhe entuziazmi në punën e stafit mësimor përfaqësojnë vlerën më të madhe të kësaj shkolle.
Presidenti theksoi se edhe pse kjo shkollë frekuentohet nga një numër i vogël nxënësish, është një mundësi që nxënësit të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja me përkushtimin maksimal të mësuesve të tyre.
Ai theksoi se rezultate të mira në arsim mund të arrihen vetëm me studim, punë dhe përkushtim, të cilat më vonë do të ndërtohen dhe kështu do të kontribuojnë në përmirësimin e komunitetit dhe shoqërisë.