DELEGACIONI I BE-së: AKTORËT POLITIKË TË PËRFITOJNË NGA MOMENTI AKTUAL I POLITIKËS SË ZGJERIMIT

Bashkimi Evropian (BE) pret që të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi të përfitojnë nga momenti aktual i politikës së zgjerimit, të përfundojnë reformat kyçe të sundimit të ligjit dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë një hap të madh përpara drejt Bashkimit.

Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa u takua me nënkryetarët e Kuvendit, Zdenkën Popoviq dhe Boris Pejoviq, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Aleksandar Kllariq.

“Zgjedhja e Prokurorit të Lartë të Shtetit pa vonesa të mëtejshme është me rëndësi vendimtare për sundimin e ligjit në Mal të Zi. BE-ja pret që të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi të përfitojnë nga momenti aktual i politikës së zgjerimit, të përfundojnë reformat kryesore të sundimit të ligjit dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë një hap të madh përpara drejt BE-së”, tha Delegacioni i BE-së në Twitter.

SHARE