KRIVOKAPIQ SHKARKOI SEKULLOVIQIN DHE U EMËRUA KREU I MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË PAKICAVE

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, do të marrë përsipër koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, ku aktualisht ushtruesi i detyrës është ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq. Sekulloviq e ka marrë vesh nga Ministria e Drejtësisë, derisa ishte në seancën e Këshillit Gjyqësor. Sipas ligjit, anëtar i Këshillit Gjyqësor është edhe Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, gjë që mund të jetë e diskutueshme sepse Krivokapiqi nuk është avokat. Kujtojmë se Sekulloviq e mori pozitën e drejtuesit të këtij dikasteri, pasi Vlladimir Leposaviq u shkarkua nga posti i ministrit më 17 qershor të vitit të kaluar, për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë.

SHARE