Çdo banor i Bashkimit Evropian do të duhej, mesatarisht, të paguante pesë euro dhe 29 cent euro në vit gjatë një periudhe shtatëvjeçare për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor, sipas një studimi të kryer nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer.
Nëse e llogarisim koston totale të integrimit të Ballkanit Perëndimor, ajo shkon në 46.6 miliardë euro, nëse e shpërndajmë për frymë të BE-së gjatë shtatë viteve, e përkthyer ndryshe rezultati arrin në çmimin e një kafeje dhe një kroasani në vit.
Mesatarisht, barra për secilin shtet anëtar të BE-së do të ishte 0.015 përqind e të ardhurave kombëtare bruto.
Ekspertët gjermanë shprehen se shqetësimi kryesor mes qytetarëve të BE-së është fakti se nëse shtysa e re e zgjerimit do ta bënte unionin më të fortë apo më të dobët.
Sipas këtij studimi mbi kostot dhe përfitimet e procesit te zgjerimit anëtarësimi i shteteve të rajonit do të sillte përfitime ekonomike si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për BE-në.
Shtetet e reja anëtare nuk ishin vetëm marrëse të fondeve të BE-së, por ato do të kontribuonin edhe në familjen evropiane, prandaj zgjerimi nuk ishte kurrë vetëm një kosto në një drejtim.








