Përbërësit:
– 500 g mish të grirë,
– 500 ml domate të grira,
– 150 ml verë të kuqe,
– 2 qepë,
– 2 karota,
– 2 thelpinj hudhre,
– vaj ulliri,
– kripë,
– piper.
Përgatitja:
Hudhrat dhe karotën grini hollë dhe skuqini pak në vaj ulliri.
Shtoni mishin e grirë imët dhe ziejeni derisa të bëhet i butë.
Shtoni verën dhe prisni që alkooli të avullojë, më pas shtoni domatet e grira.
Ziejini në zjarr të ulët derisa salca të trashet.
Këshillë plus: Asnjëherë mos e hidhni salcën në spageta, por spagetat në salcë.