INTEGRIMI EVROPIAN ËSHTË PRIORITET STRATEGJIK I QEVERISË SË MALIT TË ZI

Integrimi i Malit të Zi në BE në të ardhmen e afërt do të ishte një sinjal pozitiv dhe faktor motivues, veçanërisht për shoqërinë malazeze, si dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq. Sipas Qeverisë, ai theksoi rolin e Kuvendit për përparimin e ardhshëm në rrugën e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, sepse përmbushja e kritereve të përkohshme nuk varet vetëm nga zbatimi i planeve të veprimit dhe dokumenteve strategjike, por kërkon vullnet politik në nivel të Parlamentit dhe Qeverisë. Ai shtoi se integrimi evropian i Malit të Zi është prioritet strategjik i kësaj qeverie dhe kjo është rruga që ky vend e zgjedh me vetëdije dhe krenari.

SHARE