Për prioritetet dhe planet e Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit në TV Vijesti të mërkurën foli prof. dr. Ratko Mitroviq. Ai theksoi se një nga vizitat e para ishte në Ulqin, gjegjësisht në Kripore, Adë dhe Valdanos. “Sa i përket Kripores, aty ekziston një problem, e ai është marrëdhëniet pronësoro – juridike. Që të ekzistojë mundësia e intervenimit në atë hapësirë, duhet të keni pëlqimin e pronarit. Sa jam unë i informuar, pronar i kësaj hapësirë ishte shteti, e cila ia dha tokën në shfrytëzim Kripores. Në ndërkohë, kjo pronë është transferuar në njërën nga kompanitë. Qeveria themeloi Këshillin për Privatizim dhe një nga detyrat e tija të para do të jetë rishqyrtimi i pronësi ndaj Kripores”, tha Mitroviq. Ai po ashtu theksoi se nëse zgjidhen problemet pronësore, kriporja duhet të jetë Kripore, e në çfarë mase do të organizohet prodhimi në Kripore, do të varet para së gjithash nga studimi ekonomik i cili do të hartohet.