ME 29 DHJETOR DO TË MBAHET SEANCA E XV E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Të marten me 29 dhjetor 2020 duke filluar në ora 11.00 do të mbahet seanca e XV e Kuvendit të komunës së Tuzit. Për këtë seancë janë të parapara 15 pika të rëndit të ditës, e ato janë:
1. Propozim i Vendimit mbi Buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2021;
2. Propozimi i Vendimit mbi verifikim e Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamiken e shpërndarjes së Buxhetit të komunës Tuzit për vitin 2020 të destinuara për bujqësi;
3. Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit për qasjen në marrëveshjen e kryebashkëkiakëve të komunave për klimën dhe energjinë;
4. Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Programin vjetor për kryerjen e veprimtarive komunale të SHPK “Komunalno / Komunale” Tuz për vitin 2021;
5. Propozimi i Vendimit mbi kompensimin për pajisjen komunale të truallit ndërtimor;
6. Propozimi i Vendimit mbi kompensimin për sanimin urban;
7. Propozimi i Programit i rregullimit hapësinor të Komunës së Tuzit për vitin 2021;
8. Propozimi i Vendimit mbi vendosjen ose ndërtimin dhe heqjen e objekteve ndihmëse;
9. Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Planit local akcional për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë për përiudhën 2021-2023;
10. Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Stategjisë me planin akcional për punësimin të Komunës së Tuzit për periudhën 2021-2025;
11. Propozimi i Vendimit mbi themelimin e Komisionit të etikës për zyrtarët dhe nënpunësit lokal të komunës së Tuzit;
12. Propozimi i Vendimit mbi themelimin e Komisionit të etikës së përfaqësuesit dhe funksionarët e zgjedhur në vetëqeverisjen lokale;
13. Propozimi i Vendimit mbi themelimin e Këshillit për të rinjtë e komunës së Tuzit;
14. Propozimi i Programit të punës së Kuvendit të komunës së Tuzit për vitin 2021;

15. Pyetje dhe përgjigje të këshilltarëve.

SHARE