KRIVOKAPIQ-KURTEZI: ÇËSHTJA E KUFIRIT DHE LUMIT MUND TË ZGJIDHET ME DËSHIRË

Sot, Ambasadori i Shqipërisë, Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie dhe njohës me Kryeministrin e Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq. Gjatë këtij takimi, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të z. Krivokapiq në qeveri dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane. Si projekte themelore me interes të përbashkët, Kryeministri veçoi autostradën Adriatik-Jonian, tubacionin e gazit Adriatik-Jonian dhe projektin që do ta bënte lumin Bojana të lundrueshëm dhe do të lidhte Liqenin e Shkodrës dhe Detin Adriatik, i cili do të hapte mundësi të tjera të shumta në favor të interesave ekonomike si për Malin e Zi poashtu edhe për Shqipërinë. Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, deklaroi se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë, gjë që ai beson se do të jetë edhe më mirë në mandatin e qeverisë aktuale të ekspertëve, e cila është kryesisht zëri i njerëzve, të jetë edhe më i mirë. Në fund të takimit, Kurtezi falënderoi Kryeministrin për ndihmën që Mali i Zi i dha Shqipërisë gjatë tërmetit të fundit shkatërrues që goditi këtë vend, si dhe për mbështetjen që Mali i Zi u ofron fqinjëve të saj shqiptarë që nga fillimi i pandemisë Covid19.

SHARE