SHTATË VDEKUR NGA TË SHTËNAT NË NJË SUPERMARKET NË VIRXHINIA TË SHBA-së

Shtatë persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në një supermarket në Chesapeake të Virxhinias, SHBA, të martën mbrëma sipas kohës lokale, thanë autoritetet.Në një postim në Twitter, policia e qytetit Chesapeake të Virixhinias, konfirmoi 7 persona të vdekur, në mesin e tyre edhe sulmuesi. Policia beson se ka qenë menaxheri i dyqanit ai që ka shtënë mbi të tjerët dhe në fund ka qëlluar edhe veten, raporton BBC.Deri tani nuk ka shumë detaje për motivet. Ky sulm ndodhi vetëm pak ditë pasi në Kolorado të SHBA-së, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë vdekur të paktën pesë persona dhe 18 të tjerë janë plagosur.

SHARE