INSPEKTORATI: NGRITËN 18 PADI PENALE, RRITEN KONTROLLET PËR RESPEKTIMIN E MASAVE

Drejtoria për Punë Inspektuese ngriti 18 padi penale dhe vulosi një objekt gjatë fundjavës. Nga Drejtoria thonë se paditë penale janë ngritur për shkak të mosrespektimit të Vendimit për Posedimin e COVID Vërtetimeve gjatë hyrjes në objektet gastronomike, mungesën e personit të obliguar për kontrollin e certifikatave të nevojshme, mos mbajtjen e distancës së përcaktuar dhe qëndrimit të numrit më të madh të mysafirëve në një tavolinë nga se është e lejuar. Inspektorati apelon tek gastronomet që të respektojnë masat epidemiologjike dhe dispozitat e Ligjit për Kufizimin e Përdorimit të Produkteve të Duhanit, meqë, siç thanë, kontrollet do të vazhdojnë edhe periudhën e ardhshme.

SHARE