TË GJITHA LLOJET E DERIVATEVE MË TË SHTRENJTA

Të gjitha llojet e derivateve do të rriten në çmim nga mesnata, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Eurosuper 95 dhe 98 do të rritet në çmim për dy cent dhe do të shitet me një çmim prej 1 euro e 11 cent dhe 1 euro e 15 cent. Çmimi i Eurodiesel poashtu do të rritet për dy cent dhe do të kushtojë 99 cent, ndërsa vaji djegës do të rritet për tre cent, dhe do të kushtojë 97 cent. Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të kryhet më 7 dhjetor dhe çdo vlerë e ndryshuar e produkteve të naftës do të jetë e vlefshme nga 8 dhjetori.

SHARE