Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër, ka njoftuar qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë, vetëm duke patur përgjigjen e tamponit të tyre. Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.