81 RASTE AKTIVE ME KORONAVIRUS NË TUZ

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizën e 1593 mostrave të koronavirusit të ri, midis të cilave janë regjistruar gjithsej 556 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Që nga rezultatet e djeshme, 5 vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Rozhaja, Podgorica, Kotori, Herceg Novi dhe Budva. Deri në orën 17:00, raportohet shërimi tek 540 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID19 në Mal të Zi është 11.143, 81 në komunën e Tuzit.

SHARE