FILLOI ZYRTARISHT NDËRTIMI I BULEVARDIT PODGORICË-TUZ

Sot filloi zyrtarisht ndërtimi i bulevardit nga Podgorica në Tuz. Faza e parë e bulevardit me gjatësi 1.6 kilometër në vlerë prej 2.2 milionë eurosh. Data e përfundimit është paraparë të jetë brenda 6 muajve, ose gjysmë viti.Të pranishëm në hapjen zyrtare të ndërtimi të bulevardit Podgoricë –Tuz, ishin Kryetari i Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviq me bashkëpunëtorët e tij, nënkryetarët e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, të shoqëruar nga stafi administrativ i Komunës së Tuzit, si dhe përfaqësuesit e kompanisë Bmax, e cila është e angazhuar për ndërtimin e këtij bulevardi.

SHARE