PAZHIN: GJYKIMET E GJYKATËS NË STRASBURG JANË TË DOBISHME PËR MALIN E ZI

Vendimet e Gjykatës Evropiane, të cilat kanë identifikuar disa nga shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut, janë të dobishme për Malin e Zi, pasi ato ndihmojnë shtetin të heqë dobësitë dhe të zhvillojë sistemin e tij ligjor në dobi të qytetarëve, deklaroi Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Zoran Pazhin.

Në konferencën në Podgoricë u prezantua Analiza për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me Malin e Zi, që nga hyrja në fuqi e Konventës deri më 1 janar të këtij viti.

Pazhin tha se ekziston një konsensus i gjerë në shoqërinë malazeze mbi nevojën për të pranuar dhe respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, kusht ky pa të cilin  nuk mundet të jetë, perspektiva evropiane e Malit të Zi.

SHARE