NË MAL TË ZI, NDRYSHIME TË ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE ME SHUMICË

Foto: Ilustrim

Gjatë periudhës 1–15 tetor 2025, në tregun e Malit të Zi janë regjistruar ndryshime të dukshme në çmimet me shumicë të produkteve bujqësore. Sipas raportit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave:

  • Produktet shtazore dhe vajrat bimore kanë pësuar rritje të çmimeve, ndërsa
  • Perimet kanë pësuar ulje të ndjeshme.

Konkretisht, çmimi mesatar i qumështit të papërpunuar ishte 0,49 euro për kilogram (+2,08% krahasuar me vitin e kaluar), ndërsa mishi i viçit u rrit me mbi 25% dhe djathi i freskët gjysmë i yndyrshëm me 4,43%.

Nga produktet e importuara, vaji bimor u shtrenjtua me mbi 32% dhe mishi i pulës me 2,78%. Në anën tjetër, perimet u liruan dukshëm. Te frutat, mandarinat u liruan me 35%, ndërsa mollët Gala dhe Golden Delicious mbetën me çmime të qëndrueshme. Boronicat u shtrenjtuan me mbi 29%, kurse malinat u liruan me rreth 19%.

Ministria kujtoi se të gjitha subjektet që prodhojnë, blejnë ose importojnë produkte bujqësore janë të detyruara të raportojnë çdo dy javë të dhënat për çmimet dhe sasinë, sipas ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

SHARE