Bashkimi Europian synon të kapë ritmin e humbur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën sa i përket zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Për këtë qëllim, një buxhet prej 7.1 miliardë eurosh është vënë në dispozicion për hapjen e fabrikave të reja dhe mbështetjes së start-upeve në fushën e teknologjisë së avancuar. Pjesë e paketës së mbështetjes janë edhe vendet kandidate për anëtarësim, mes të cilave edhe Shqipëria. P
or, deri më tani Shqipëria nuk bën pjesë në planet e Komisionit Europian për hapjen e fabrikave të zhvillimit të inteligjencës artificiale në vendin tonë.
Aktualisht BE ka në punë 19 fabrika të shpërndara nëpër vendet anëtare të saj, me përjashtim të Portugalisë, ndërsa 13 fabrika janë hapur në vendet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor si mbështetje për start up-et.
Në rajonin tonë, këto fabrika pozicionohen në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Hungari, ndërsa Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë planeve të BE për mbështetje në këtë sektor. Shqipëria është pjesë e nismës së përbashkët të BE-së për studimet në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe superkompjuterave.