RUMANIA MBËSHTET MALIN E ZI NË RRUGËN E TIJ EVROPIANE

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe ai i Republikës së Rumanisë Klaus Iohannis thanë se të dyja qeveritë duhet të inkurajohen për bashkëpunim më të mirë ekonomik mes dy vendeve.

Millatoviq theksoi se kjo është vizita e parë zyrtare e Presidentit të Rumanisë në Mal të Zi që nga rivendosja e pavarësisë.

Ai vuri në dukje se Mali i Zi vlerëson mbështetjen e Rumanisë në rrugën drejt BE.

“Mbështetja juaj na jep një shtysë shtesë në rrugën drejt anëtarësimit me synimin për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2028,” tha ai.

Ai theksoi se sukseset e Rumanisë janë frymëzim për të gjitha vendet e rajonit.

“Besoj se kemi një shans të madh për shkëmbim ekonomik. Jam i bindur se mund të hapim kapituj shtesë në bashkëpunimin tonë ekonomik”, tha presidenti.

Presidenti i Republikës së Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se Rumania vazhdon të mbështesë procesin e zgjerimit të BE-së për partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor.  

“Mali i Zi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në procesin e negociatave. Shpejtësia e negociatave të anëtarësimit do të varet nga meritat tuaja dhe nga rezultatet e reformave që do të zbatoni për të mirën e qytetarëve të Malit të Zi”, tha ai.

Ai siguroi se mbështetja e Rumanisë do të vazhdojë dhe theksoi se duhet krijuar një mburojë kundër dezinformatave dhe ndikimit prorus.

“Rajoni ynë ka nevojë për shtete të forta me demokraci solide,” tha ai.

SHARE