SHPORTA MINIMALE E KONSUMIT U RRIT ME 8.4 PËR QIND

Vlera totale e shportës minimale të konsumit për muajin shtator të këtij viti ishte 847.40 euro, njoftoi Drejtoria për Statistikat MONSTAT.

“Vlera totale e shportës minimale të konsumit për korrikun e këtij viti ishte 824.20 euro, për gusht 841.10 euro dhe për shtator 847.4 euro. Shporta minimale e konsumit në shtator 2023, krahasuar me shtatorin 2022, shënoi një rritje prej 8,4 për qind”, deklaroi MONSTAT.

Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike dhe shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore në shtator 2023 krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, shënuan rritje prej 8.4 për qind.

SHARE