NGA E HËNA PËRSËRI VIZITAT NË QKMZ

Që nga e hëna, të gjitha vizitat e specializuara ambulatore, subspecialiste dhe radiologjike do të kryhen në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ), sipas datave të planifikuara, njoftohet nga ky institucion. Thuhet se mostrat për analiza laboratorike, gjenetike dhe imunologjike do të merren nga e hëna. Nga QKMZ është thënë se të gjithë pacientët të cilët nuk iu nënshtruan një kontrolli specialist ose subspecialist në periudhën nga 21 shtatori deri më 26 tetor, për shkak të pezullimit të punës, do të ftohen të marrin një termin të ri.

SHARE