GJELOSHAJ JEP DORËHEQJE NGA POSTI I DEPUTETIT

Nik Gjeloshaj, bartësi i Listës Shqiptare ”Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Parlamentin e Malit të Zi. “Me anë të kësaj dëshiroj t’ju informoj se japë dorëheqje nga posti i deputetit në parlamentin e Malit të Zi, në përputhje me Nenin 13 të Ligjit mbi Parandalimin e Korrupsionit,” thuhet në letrën e Gjeloshaj dërguar Kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiq. Ai në postin e deputetit u emërua në seancën konstituive të Kuvendit më 23 shtator. Gjeloshaj në Mars të vitit të kaluar është emëruar në postin e Kryetarit të komunës së Tuzit.

SHARE