Klubi i Taekwondo-së “Besa” ka korrur sukses të madh në Kampionatin e Malit të Zi në disiplinat Poomsae (Forma) dhe Kyorugi (Lufta), i cili u mbajt më 21 shtator 2025 në Gollubovc, në praninë e rreth 300 shikuesve.
Ekipi mori pjesë me 18 sportistë, kryesisht garues të rinj, ndërsa dominuan në kategoritë pionierë dhe kadetë, duke fituar gjithsej 21 medalje: 7 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 8 medalje të bronzta.
Klubi „Besa“ u përfaqësua nga sportistë të ndarë në këto kategori:
- Pionierë: Alba Marashaj, Rina Dreshaj, Nora Dreshaj, Izabela Frluckiq, Lejla Frluçkiq, Mateo Vulaj, Bakir Mehoviq, Jozef Asanaj, Osman Jusufgjokaj, Hamza Pepiq, Amin Cekiq, Elina Lulgjuraj, Lejla Mehoviq
- Kadetë: Barlet Bojaj, Asija Pepiq, Amella Krniq, Zejna Haxhaj
- Juniorë: Elina Kukiq
- Seniorë: Nikolla Juncaj
Garat u zhvilluan në tri arena – dy për lufta dhe një për forma – dhe përfshinë të gjitha grupmoshat: pionierë, kadetë, juniorë dhe seniorë.