Një tragjedi në ujërat e Egjeut Lindor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Përmbysja e një varke plastike me 33 persona në bord ka lënë pas 3 viktima, 5 të mbijetuar dhe 25 të tjerë të zhdukur.
Referuar dëshmisë së rojes bregdetare greke, varka plastike u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.
Kanë qenë disa banorë të zonë dhe peshkatarë të cilët janë ndodhur aty pranë në momentin e tragjedisë, të cilët kanë mundur të ndihmojnë 5 të mbijetuarit të dalin në breg.
Ndërkohë ka qenë e pamundur të bëhej gjë për 3 të mbyturit,mes tyre dy vajza të mitura.
Personat e shpëtuar janë dërguar në spitalin e ishullit kurse trupat e viktimave në morg.
Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojes bregdetare,helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende,por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.
Kushtet atmosferike duket se e vëstirësojnë edhe më tepër situatën.
Ndërsa ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar ul shpresat për gjetjen e emigrantëve gjallë.