RREGULLORE E RE / DHËNIA E TESTIT PËR PATENTË SHOFERI NË FUNDJAVËN E FUNDIT TË MUAJIT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit miratoi një rregullore të re për mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të provimit për patentë shoferi.

Siç njofton Ministria, rregullorja parasheh që provimet të organizohen në fundjavën e fundit të muajit.

“Më parë provimet organizoheshin çdo të tretën të dielë,e cila nuk i ka dhënë kohë të mjaftueshme autoshkollave për të organizuar trajnim cilësor të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, janë futur rregulla që kanë të bëjnë me sjelljen e kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit, gjatë zbatimit të provimit.

Gjithashtu, nëse kandidati nuk sillet në përputhje me rregullat, pra ndërhyn në zhvillimin e provimit, mund të sanksionohet dhe mund t’i ndalohet dhënia e provimit në tre periudhat e ardhshme.

Në njoftim thuhet se për herë të parë kandidatët do të kenë mundësi të kundërshtojnë vendimin e Komisionit, për të cilin do të vendosin komisioni i formuar nga Ministria.

SHARE