FRANCA SHPALL PËRBËRJEN E QEVERISË SË RE, DY MUAJ PAS ZGJEDHJEVE

Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve që thelluan ndasitë politike në Francë, pallati presidencial bëri publike përbërjen e qeverisë të re ku mbizotërojnë konservatorët dhe centristët.

Presidenti Emmanuel Macron emëroi konservatorin Michel Barnier si kryeministër në fillim të këtij muaji, edhe pse partia republikane pati një paraqitje të dobët në zgjedhje.

Barnier e formoi qeverinë prej 39 anëtarësh pas negociatave të vështira dhe Macron e dekretoi atë.

Grupet studentore dhe aktivistët e së majtës mbajtën protesta në mbarë vendin të shtunën, kundër një qeverie që ata thonë se refuzon vullnetin e votuesve.

Partia e ekstremit të djathtë kundër imigracionit Bashkimi Kombëtar i politikanes Marine Le Pen nuk ka ministra në qeverinë e Barnier, por ka vota të mjaftueshme në parlament për ta rrëzuar atë.

Sprova e parë e madhe politike për Kryeministrin Barnier do të jetë më 1 tetor, kur ai të mbajë fjalimin për politikat e tij në Asamblenë Kombëtare.

SHARE